Meditimi Transcendental

Tërheqje në fundjavë me
Meditimin Transcendental
14-16 Tetor 2016
Hotel Amazona
15 kl larg, ne Veriperendim nga Prishtina

Hotel Amazona

Të dashur praktikues të Meditimit Transcendental!

Jeni përzemërsisht të ftuar të merrni pjesë në Tërheqjen e Fundjavës me Meditimin Transcendental. Tërheqje me MT ju jep mundësinë të fitoni shplodhje të thellë rigjeneruese. Pjesëmarrësit në Tërheqjet e MT-së tregojnë se një fundjavë e tillë eliminon tensionin, streset e rrënjosura thellë, jep energji, qartësi, lumturi e shëndet. Kursi mbahet në një atmosferë të qetë e relaksuese.

TM-Resort
Disa nga pjesëmarrësit e kursit rezident të MT, në muajin prill 2015
në Rafaelo Resort Shëngjin me mesuesin Justin Goçi

Rutina relaksuese e një Fundjave Tërheqjeje me MT përfshin:
Zgjerimin e periudhave të praktikimit të MT-së, duke përfshirë meditimet në grup.
• Prezantime të videove ekskluzive nga Maharishi Mahesh Yogi që do të zgjerojnë të kuptuarin tuaj mbi rritjen e potencialit njerëzor dhe do të pasurojnë eksperiencën tuaj në meditim.
• Kohë për pyetjet më të thella dhe përgjigje mbi eksperiencat e ndryshme që keni pasur gjatë meditimit në jetën tuaj të përditshme.
• Udhëzim personal për praktikimin e thjeshtë të Maharishi Yoga Asana (ne një ambjent shume te bollshëm dhe komod) dhe të teknikës mbi frymëmarrjen, Pranayama.
• Këto programe janë efektive në largimin e lodhjes, stresit dhe në thellimin e praktikës tuaj të MT-së.

Yoga Asana

Çdo gjë është gati për ju
Gjithë kjo shijohet në një atmosferë të paqtë, nën shoqërinë e medituesve të tjerë. Ju do të shijoni vaktet e shijshme vegjetariane dhe shëtitjet në natyrë me shokët tuaj pjesëmarrës në kurs. Shumë praktikues të rregullt të MT-së mund të marrin pak kohë nga vetja e tyre për Tërheqjen me MT. Stresi dhe tensioni largohen edhe më shpejt duke dhënë një mbështetje më të thellë në zhvillimin e gjendjeve më të larta të vetëdijes.

Çfarë duhet të sjell në këtë Tërheqje me MT?
Do të ishte mirë të merrnit me vete një orë dore, që të mund të ndiqni me lehtësi rutinën ditore. Gjithashtu mund të sillni sapunët, shampot, kolinozin tuaj të preferuar dhe artikuj të tjerë personal. Në hotel do jenë të disponueshëm pajisjet dhe artikujt normal të tualetit. Për info të mëtejshme na kontaktoni.

Çfarë duhet të vesh në Tërheqjen me MT?
Ju lutem sillni një set rrobash të rehatshme dhe të lirshme për Maharishi Yoga Asana dhe n.q.s dispononi një tapet të posaçëm yoge. Për info të mëtejshme na kontaktoni.

A mund të sjell libra ose gjëra të tjera në Tërheqjen me MT?
Ne ju rekomandojmë që të fokusoheni në këtë fundjavë duke lënë pas punën, leximin dhe aktivitete të tjera derisa të shkoni në shtëpi. Duke vepruar kështu, mendja juaj do të jetë e lirë të fitojë pushimin më të thellë të mundshëm.

Data e kursit
Kursi do të filloj ditën e Premte, 14 Tetor, ora 18.00 dhe do të përfundoj ditën e Diele, 16 Tetor, ora 14:00.

Vendndodhja e kursit
Hotel Amazona, K.K. Kastriot, Fshati Azizi (Milloshev), Mitrovicë, KOSOVË
(www.hotelamazona.com)

Hotel Amazona

Udhëheqësi i kursit
Udhëheqësi i kursit do tëjete Justin Goçi, Mesuesi i Meditimit Transcendental per Shqipëri dhe Kosovë.

Kostoja e kursit, përfshirë dhomën, vaktet për fundjavën, mesimi, perdorimi i ambjenteve.
Në dhomë teke (ofrohen vetem 4 dhoma teke): 105 euro për person për të dyja netët
Në dhomë dyshe: 100 euro për person për të dyja netët
Në dhomë treshe: 95 euro për person për të dyja netët

Regjistrimi në kurs
Ju lutem regjistrohuni në kurs duke plotësuar formularin online.
Ose me email në meditimialbania@gmail.com
Ose me telefon në 00355 69 62 62 633.

Për ata qe nuk kane automjet për te udhëtuar nga Shqipëria atëherë kontaktoni me Mësuesin Justin Goçi (00355 69 62 62 633) qe te organizoje një automjet për udhëtimin kundrejt një pagese extra.

Mirëpresim t’ju shohim dhe të jemi me ju në këtë kurs.

Me urimet më të mira për ju
Meditimi Transcendental i Shqipërisë
Justin Goçi

Vendodhja
Hotel Amazona, K.K. Kastriot, Fshati Azizi (Milloshev), Mitrovicë, KOSOVË
Harta e Hotel Amazona

Hotel Amazona


Jai Guru Dev

© 2016 Global Country of World Peace